Aktualitet Politikë

Sali Berisha heq dyert e blinduara, “bravat” dhe logot që bllokonin dritaret

Pasi Gjykata regjistroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, në Partinë Demokratike ka nisur çmontimi i dyerve të bliduara dhe heqja e logove të partisë të vendosura dy ditë para mbajtjes së protestës së 8 janarit.

3 muaj më pare, xhamat kryesor të selisë blu u mbuluan me logot e PD, ndërsa brenda Lulzim Basha urdhëroi fortifikimin e dyerve si mas mbrojtëse ndaj protestuesve.

Por, pas vendimit të Gjykatës, Komisioni i Rithemelimit urdhëroi që të nis menjëherë heqja e logove nga xhamat përball selisë si dhe fortifikimi i dyerve, për të dhënë mesazhin e hapjes së partisë.

Për të hequr dyert e blinduara do të nevojiten ekspert, gjë e cila do të kërkojë kohë deri në përfundimin e plotë të heqjes së fortifikimeve.

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit,Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu të cilët provuan njëra pas tjetër sot dyert e blinduara në të 3 katete e godinës, ndërsa deklaruan se për heqjen e tyre do të duhen disa javë.