Celebrities Showbiz

Salma Hayek ndan një fotografi të ëmbël me vajzën, për ditëlindjen e saj të 14-të!

Aktorja e njohur, Salma Hayek po feston një ditë të veçantë, ditëlindjen e 14-të të vajzës së saj Valentina. Ajo ndau në profilin e saj në Instagram, një fotografi ku shkroi:

Vajza ime e çmuar, ti je gjithçka për mua. Bekuar qoftë dita që erdhe në jetën time për të më ndriçuar me dritën tënde rrezatuese. Gëzuar Ditëlindjen Valentina! Faleminderit që ekziston!

Në foto, Salma dhe Valentina mund të shihen përballë njëra-tjetrës  me ballin mbështetur, ndërsa i shoqëron perëndimi i diellit.

Salma dhe bashkëshorti i saj François-Henri Pinault, u martuan në vitin 2009, me të cilin ka një vajzë, Valentinën. Ai gjithashtu ka një djalë 14-vjeçar nga martesa e tij e parë, Augie. Aktorja kohët e fundit ndau një fotografi me Augie nga një ditë pushimi me familjen dhe duket se ata kanë një marrëdhënie të mirë së bashku. Salma tha kohët e fundit, në lidhje me rritjen e fëmijëve se:

Unë kam mësuar t’i lë ata të lirë, të jenë ata që janë, për t’u dhënë atyre mundësinë për të përfituar nga rasti për të qenë unik.

Duket se Salma po bën një punë të shkëlqyer dhe është një nënë e denjë për fëmijët e saj.

Rikujtojmë se, aktorja e famshme meksikano-amerikane, ka treguar se ish-presidenti i SHBA, Donald Trump është përpjekur ta bëjë për vete dhe e ka ftuar të dalë me të. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Salma ishte më e re dhe ishte e dashura e një kolegu të saj. Çifti mori pjesë në një event, në të cilin ndodhej Trump, që në atë kohë njihej si biznesmen i suksesshëm dhe shumë karizmatik.