Aktualitet Celebrities Showbiz

Sara debaton ashpër me Bardhin: ”Nuk më intereson çfarë ndikimi ke jashtë…”

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Duket se marrëdhënia që ka nisur mes Bardhit dhe Sarës brenda shtëpisë së Big Brother VIP nuk po shkon siç duhet. Përveç debateve të shpeshta që dyshja ka me njeri-tjetrin një tjetër detaj shumë i rëndësishëm që është vënë re së fundmi është se dyshja nuk e ndjek njeri-tjetrin nëpër rrjete sociale. Siç duket të afërmit e tyre nuk janë dakort me këtë marrëdhënie, por thjesht po respektojnë lojën e tyre brenda. Sakaq në një debat të bërë pak momente më parë Sara i është drejtuar Bardhit: ”Nuk më intereson as kush je, as çfarë bën, as çfarë ndikimi ke jashtë. Kur ke gabim e ke gabim. Ndërkohë që unë jam duke folur, si çoban me dhi, ti para dhe unë mbrapa.”