Celebrities Gossip Showbiz

Sara Hoxha feston ditëlindjen, ja urimi i veçantë që mori nga vjehrra e saj!

Ledri Vula është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. Kjo e fundit nuk i kursen postimet në rrjete sociale nga përditshmëria e saj duke na treguar rutinën e saj.

Ditën e sotme Sara feston ditëlindjen dhe ndryshe nga herët e tjerë këtë vit Sara duket se nuk po e kalon këtë ditë të veçantë me familjen e saj, por me postimet e fundit i ka habitur të gjithë.  Në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar një urim edhe nga vjehrra e saj, Xheraldina Vula. Mamaja e Ledri Vulës ka ndarë në Instagram një video të Sarës që e ka postuar në TikTok-un e saj, ku krahas shkruan:

 Gëzuar ditëlindja ylli i ninit. Çokollata e ninit.

Sara ka postuar një foto e shtrirë në krevat, ku ka vënë kokën në prehrin e Olta Gixharit dhe më pas Olta ka postuar Sarën duke ngrënë në Instastory dhe ka shkruar një urim ditëlindje për të. Ama dihet se tashmë Olta do të jetë pjesë e filmit të ri shumë të përfolur tashmë “Në kuadër të dashurisë” dhe tashmë duket se Sara do të jetë pjesë e kastit të filmit të ri.