Gossip Showbiz

Sara Hoxha i tregon të gjitha! Nga dasma me Ledrin deri tek detajet intime nga romanca e tyre!

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptarë është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. E cila nuk është shfaqur kurrë nëpër intervista apo ka folur rreth lidhjes së saj me këngëtarin.

Por mbrëmjen e djeshme, Sara ka publikuar një video në YouTube ku i përgjigjet pyetjeve më të sikletshme që ajo ka marrë ndonjëherë nga ndjekësit e saj.

Pyetja e parë, për të cilën të gjithë jemi shumë kurioz është rreth dasmës së saj me artistin, ajo ka shprehur se dëshira e tyre nuk mungon por janë në dilemë nëse dasma e tyre do të jetë shumë e madhe apo një e vogël dhe private. Ajo gjithashtu përmendi se sa ka ndikuar ardhja në jetë e vajzës së tyre në lidhjen e çiftit, sipas saj Poem ka patur një ndikim mjaft pozitiv pasi i ka bërë ata më të dashur, duke dhuruar më shumë dashuri.

Hoxha ka treguar gjithashtu ase nuk ia ka kontrolluar asnjëherë Instagram-in Ledrit, por nga e qeshura e saj kjo përgjigje duket pak e dyshimtë.

Bukuroshja ka pohuar se shtatzënia e saj me Poem ka qenë një surprizë shumë e madhe, ata kishin kohë që tentonin por ndodhi në një moment të papritur.

Gjatë intervistës ajo ka zbuluar një detaj shumë të këndshëm, që fotoja e parë që Ledri i ka dërguar asaj ka qenë një foto duarsh, si dhe është pjesa e saj e preferuar nga trupi i tij.

Partnerja e këngëtarit na tregoi dhe një moment në të cilin ata janë zënë shumë keq dhe kanë konsideruar ndarjen e tyre, por çdo gjë është rregulluar.
Një ndër pyetjet më të sikletshme dhe të cilën Sara refuzoi të përgjigje është se cili është pozicioni i preferuar i Ledrit.

Kjo pyetje nuk është fare për mua njëherë… fikeni se u degjenerua fare