Prej kohësh është mësuar se Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë edhe pse janë munduar ta ruajnë me fanatizëm këtë lajm të bukur.
Pasi e pranuan publikisht se janë në pritje të një vajze, më në fund në profilet e tyre po postohen më shumë foto rreth shtatzënisë së bukuroshes.
Vetë Sara ka qenë ajo që ka postuar disa foto ku shfaq barkun e rrumbullakët por këto të fundit e tregojnë edhe më shumë bukurinë e pritjes së ëmbël.
Sara ka postuar disa foto me bikini në plazh ku dallohet më së miri barku i fryrë. Ajo është shprehur se po e shijon shumë shtatzëninë e sigurisht pret me padurim të bëhet nënë.