Celebrities Gossip Showbiz

Sarah Berisha për publikun është “Çika e PM”! Ndjekësit e dyshes i bëjnë surprizën emocionuese…

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Dy banorët që që prej hyrjes së tyre kanë sollën shumë ndryshime janë Dj DAGZ dhe Dj Pm që luajtën brenda shtëpisë si një banor i vetëm. Një dalje e papritur ndodhi spektaklin e mbrëmjes së të premtes para disa netësh ku Dj PM dhe Dj DAGZ u larguan si më pak të pëlqyerit nga publiku me anë të televotimit. Kjo shkaktoi shumë lot nga ana e Sarës, e cila njihej për lidhjen që kishte krijuar me Pajtimin.

E duket se dhe pas largimit të tij, ndjekësit e dyshes nuk mund t’i shohin ata ndryshe veçse bashkë, ndaj edhe së fundmi Sarah ka marrë një surprizë shumë të bukur, ku krahas të tjerave e kanë cilësuar si “Çika e PM”.

Sarah supergirl, Çika e PM. Vajzat me shpirtin e bukur si ty i duhen shoqërisë. Ndjekësit e tu të duan

Edhe pas largimit të tij, bukuroshja nuk e ka harruar Pajtimin dhe ka vendosur kështu t’i shkruajë një letër me disa fjalë shumë emocionuese PM-it, i cili e ka postuar atë në Instastory disa ditë më parë:

PM të kam zemër! Do më mungojnë puthjet e tua me pështymë. Faleminderit për gjithçka që më dhurove këtu brenda.

Dalja e PM dhe DAGZ nga shtëpia u shoqërua me një ‘rikthim’ surprizë. Produksioni i dha mundësinë dyshes që të kalonin edhe një herë në televotim dhe vetëm një prej tyre të kthehej në shtëpi për të mos u privuar nga loja si individ i vetëm.

Kjo gjë fillimisht nuk u pranua nga dyshja, por për respektin e publikut ata pranuan që njëri prej tyre të rihynte, por duke e lënë menjëherë lojën të nesërmen, pasi ata u futën si një dhe donin të dilnin si një i vetëm. Megjithatë, pasi banorët folën me Arbrin, ai ka vendosur të qëndrojë deri kur publiku të vendosë ta largojë.