Celebrities Music Showbiz

Sardi Strugaj tregon arsyen pse prindërit e tij nuk donin që të merrej me muzikë…

Sardi Stugaj, një artist shumë i talentuar dhe që na kujton se muzika e mirë nuk ka ‘vdekur’ ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “S’e luan topi” në Top Channel. Ndër intervistat e tij të rralla, Sardi ka rrëfyer detaje të pathëna më parë nga jeta e tij dhe pasionin e tij për muzikën…

Prindërit e tu kanë qenë skeptikë kur ti zgjodhe muzikën?

Muzika më ka zgjedhur mua. Në një mbrëmje familjare unë këndova një këngë dhe ka wenë gruaja e xhaxhait që i pëlqeva shumë dhe më sugjeroi që të futem tek “Gjeniu i Vogël”. Më së shumti ishte babai që më rrinte nga mbrapa, merrej me mua, por filloi të kuptonte që bota e muzikës, edhe pse isha fëmijë, ishte shumë e egër. Kuptoi ato hilet e para që nuk binte shumë dakord. U mundua që të më largonte avash-avash, butësisht dhe për një periudhë kohe nuk u mora me muzikë. Edhe prindërit i kisha pak kundër, nuk ishin shumë dakord që të merresha me muzikë. Pas njëfarë kohe, pasi ma kishin ndaluar muzikën, marr pjesë në një konkurs, pa u thënë gjë atyre. E dinte vetëm motra. Ata më panë në transmetim direkt, pa e ditur që unë isha aty. I binin telefonit dhe unë nuk ua hapja, kam qenë i vogël në klasë të nëntë. Dhe shkova shumë vonë në shtëpi, pasi nuk doja të më prishej ajo terezia e ditës se kisha dalë shumë mirë në konkurs, kisha fituar vendin e parë. Kur shkoj në shtëpi, i shoh me lot në sy, ishte diçka që nuk ndodhte shpesh. Dhe më tregojnë arsyen se pse nuk më kishin lënë dhe mbaj mend që më thanë se ishin shumë krenarë. Arsyeja se pse nuk më kishin lënë ishte sepse ngjasoja shumë me dajën tim të ndjerë. Ai humbi jetën nga varësia që kishte nga heroina dhe unë kisha një ngjashmëri shumë të madhe fizike me të. Rruga që kishte nisur ai, ngjasonte shumë me rrugën si e kisha nisur unë, ishte çapkën dhe ai si unë dhe ai i kishte kërkuar me ngulm muzikën, në një moment të jetës së tij kishte kërkuar të vazhdonte Liceun. Liceu dikur ka qenë i rrezikshëm, edhe Tirana, sa i përket çështjeve të drogës. Mbaj mend që shumë njerëz kishin këtë varësi. Dhe për shkak të ngjashmërisë e kishin lidhur me mua dhe nuk donin që unë të kisha të njëjtën rrugë. Më thanë që do i kem në krah gjithmonë dhe do jenë suportues ndaj meje. Ishte një nga pikat e kthimit për mua. Nga ky moment unë do të shkoja në Lice dhe vërtet i kisha suportues, menaxharët e mi, investuesit e mi, ishin këshilluesit e mi, shokët e mi, ishin çdo gjë për mua.