Sport

Sarri paraqet dorëheqjen, pritet zyrtarizimi nga klubi!

Orë të nxehta në shtëpinë e Lazios. Presidenti Lotito ka urdhëruar grumbullimin e skuadrës, ndërsa trajneri Sarri është përplasur me futbollistët, të cilëve u ka kërkuar të thonë nëse ishte ai problem, por nuk ka marrë asnjë përgjigje prej tyre.

Gjithçka si pasojë e humbjes së katër radhazi ndaj Udineses.

Maurizo Sarri mësohet se i ka paraqitur dorëheqjen presidentit Lotito, pasi nuk ka parë reflektim nga futbollistët e tij.

Pas takimit të djeshëm në dhomat e zhveshjes së “Olimpico”, pritet një tjetër takim kokë më kokë mes Maurizio Sarrit dhe skuadrës para seancës stërvitore në Formello.

Në orët e fundit kanë gjetur konfirmim zërat mbi hipotezën e dorëheqjes nga Maurizio Sarri.

Trajneri ua tha ka thënë gojarisht vendimin për t’u larguar drejtuesve dhe në orët në vijim pritet të zyrtarizohet “divorci”.