Sport

Fluturojnë “raketat“ mes tifozerive, përplasje dhe skena lufte në derbin e Romës, ndiqni pamjet shokuese…

Roma – Lazio është derbi i qytetit të Romës dhe jo pak herë ka sjellë përplasje dhe trazira mes dy tifozerive rivale. Më shumë se 1000 policë italianë u angazhuan për të siguruar derbin romak i njohur si “Derby della Capitale”  në mënyrë që të shkonte pa probleme. Por edhe këtë herë takimi mes Lacios dhe Romës u karakterizua nga trazira huliganësh, si jashtë ashtu edhe në stadium…

Atmosfera e ndezur në kryeqytetin italian është ndjerë gjatë gjithë ditës, siç ndodh zakonisht në ditën e derbit. Tymi dhe flakët e para filluan pak para hyrjes së tifozëve në stadium. Çfarë nuk mund të shihje në stadium, flakë, tym, “raketat” e drejtuara mes tifozërive etj. Të gjitha, njëra pas tjetrës. Skenat nga “Olimpico” para fillimit të ndeshjes duken si luftë, dhe interesant është fakti se disa media italiane as që i kanë përmendur trazirat në transmetimin e saj, por thjeshtë kanë vlerësuar vetëm koreografinë e mbreslënëse të të dy tifozerive!

Për të gjitha, policia u detyrua të ndërhynte dhe për të qetësuar pasionin ka kontribuar edhe “Special One”, Jose Mourinho. Trajneri i Romës shkoi te tifozët e Romës dhe u kërkoi atyre që të qetësoheshin, e më pas edhe drejtuesve të Lacios që të njëjtën gjë t’i kërkonin tifozëve të tyre. Pas pak minutash situata u qetësua, ndaj ndeshja nisi sipas orës së planifikuar, nga ora 18:00.