Health & Beauty

Scrub-i i përgatitur me vaj dhe kripë, perfekt për sezonin e dimrit!

Me ardhjen e dimrit lëkura plasaritet, bëhet më e britshtë dhe më e thatë. Por gjithnjë ka zgjidhje për gjithçka. Ju mund të përgatisni një scrub në kushte shtëpie për t’i dhënë lëkurës shkëlqimin që i nevojitet. Përbërësit që ju duhen janë 100 gram kripë gatimi të trashë (e zezë), 20 gram vaj ulliri ekstra të virgjër (2 lugë gjelle), disa pika për shije të një prej vajrave esencialë tuaj të preferuar (livando, portokalli, etj.) Përdorni vetëm vajra të blera në farmaci të përshtatshme për përdorim në lëkurë.

Nëse ju ka mbaruar kripa, mund të përdorni të njëjtën sasi sheqeri të papërpunuar. Hidhni gjithçka në një enë dhe përziejeni mirë. Merrni gjithçka në dush dhe pasi të keni lagur lëkurën, filloni masazhin me përbërjen e lartpërmendur, në gjunjë, bërryla dhe në përgjithësi në të gjitha ato pjesë të dukshme të thata të lëkurës. Më pas shpëlajeni mirë dhe pasi të jeni tharë mirë, lyejeni me një krem ushqyes. Kripa është një element kimik natyror i zbuluar në 1807 nga studiuesi Davy.

Natriumi gjendet në formën e kripërave në ujërat detare, por edhe në burimet termale dhe depozitat minerale. Funksionet e tij në trupin tonë janë të na mbrojë nga dehidratimi i tepërt dhe të rregullojë ngacmueshmërinë e muskujve. Në kuzhinë përdorim klorur natriumi, ose “kripën e tryezës”. Duhet të përdoret me kujdes nga të gjithë ata që vuajnë nga hipertensioni, duke pasur parasysh se gjendet në shumë ushqime, duke përfshirë djathërat, mishrat e pjekur, ushqimet e konservuara në kripë, patatinat dhe ëmbëlsirat.