Lifestyle Love & Sex

Sekreti i një martese jetëgjatë?! Burrat që ndihmojnë në punët e shtëpisë!

Harroni çokollatat dhe arratisjet romantike, sekreti i një martese të lumtur fshihet në vullnetin që t’i përvishni mëngët dhe të ndihmoni njëri-tjetrin me punët e shtëpisë. Hulumtimet tregojnë se familja brenda së cilës edhe bashkëshorti kujdeset për punët e shtëpisë si edhe për fëmijët ka më shumë shanse të mbijetojë më gjatë.

Rezultatet e studimit të kryer në mijëra çifte britanike, do të jenë ato që çdo bashkëshorte do të donte që të dëgjonte. Hulumtuesit nga London School of Economics kanë analizuar jetët e 3500 çifteve martesore të cilët fëmijën e parë e kanë pasur në vitet ’70, që ishte periudha kur shumica e grave qëndronin në shtëpi me fëmijët e vegjël.

Kur fëmijët kanë mbushur 5 vjeç, gratë janë pyetur se sa u ndihmojnë burrat rreth punëve të shtëpisë. Gjysma e tyre nuk ka ndihmuar ose vetëm kanë asistuar gjatë një pune. Një e katërta ka ndihmuar në dy punë, ndërsa një e katërta tjetër në tre ose katër. Rreth 7 % të çifteve janë ndarë deri në kohën kur fëmija ka mbushur 10 vjeç, që është rritur në 20% deri në ditëlindjen e 16-të të fëmijës.

Pasi kanë analizuar të dhënat, është bërë e qartë që burrat të cilët ndihmojnë më shumë kanë martesa më jetëgjata. Ekspertja Wendy Sigle-Rushton shpjegon:

Rezultatet sugjerojnë që gratë të cilat punojnë kanë rrezik më të madh për t’u shkurorëzuar, por ai mund të reduktohet kur bashkëshortët marrin pjesë në punët e shtëpisë dhe kujdesin për fëmijë. Struktura e tregut të punës, përqindja e grave në tregun e punës, shkalla e ndarjeve dhe pritjet për rolet e burrave dhe grave, janë ndryshuar shumë që nga viti 1975.

Ky zbulim e rrëzon teorinë, thekson më tej dr.Sigle Rushton, që martesa funksionon më mirë kur nëna mbetet në shtëpi, ndërsa babai punon. Shifrat e fundit tregojnë se si gratë beqare shpenzojnë rreth 7 orë në javë rreth punëve të shtëpisë, derisa gratë në martesë ose ato që bashkëjetojnë shpenzojnë 12 orë. Burrat, nga ana tjetër investojnë vetëm 4 ose 5 orë në javë në punët e shtëpisë.