Music Selected By

“Selected By” pushtohet nga tingujt e muzikës së Dj Danko!

Dita e fundit e javës i përket relaksimit, argëtimit dhe muzikës! Teksa po shijoni një koktejl nën dritën e Hënës, ju duhet me patjetër tinguj të mirëpërzgjedhur me shumë kujdes për këto netë të bukura vere.
E të gjitha këto i gjeni vetëm në programin muzikor që vjen vetëm për ju nga Top Albania Radio, “Selected By”, ku mbrëmjen e sotme do t’ju mahnisë me muzikën e tij Dj jonë resident, Dj Danko.

Do të shijoni një larmishmëri rrymash muzikore, duke nisur nga hitet më të fundit dhe të dashura nga të gjithë e deri tek muzika e viteve ’90.

Ndizni radion dhe ngrini volumin deri në fund për të ndjerë çdo notë, nga ora 20:00 deri në orën 22:00.
Një maratonë dy orëshe e bërë vetëm për ju me muzikën e përzgjedhur me shumë dashuri nga Dj më i kërkuar në jetën e natës në Tiranë dhe jo vetëm!