Showbiz

Serena Williams shfaq vogëlushen e saj të ëmbël

Kampionia e tenisit Serena Williams shumë shpesh poston foto të vajzës së saj të vogël Alexis Olympia në rrjetet sociale, por kjo e fundit ka një kuptim të veçantë për të.

36-vjeçarja para 7 muajsh solli në jetë fëmjën e saj të parë pas shumë komplikimesh gjatë procesit të lindjes. Ajo zbuloi se thuajse humbi jetën në sallën e lindjes dhe kaloi shumë orë nën kujdesin dhe kontrollin mjeksor.

Tashmë ajo gëzon shëndet të plotë dhe është gati t’i rikthehet pasionit të saj për tenisin. Gjithashtu Williams ka publikuar një foto të ëmbël ku shfaqet me Alexis Olympia në 7 mujorin e vogëlushes.

Serena dhe e bija shfaqen në një pishinë ku e vogla e saj futet për herë të parë dhe për sportisten ky ka qenë një moment shumë emocionues.

Ajo është e dashuruar edhe me rrjetet sociale dhe për këtë arsye edhe vogëlushes së saj i ka hapur një llogari Instagram-i ku poston fotot dhe momentet më të bukura të saj.