Showbiz

Serena Williams zbulon pasiguritë si një nëne e re

Në një konferencë për nënat e reja të mbajtur në Pensilvani, Serena Williams frymëzoi dhjetra nëna të reja që ishin të pranishme.

Tenistja e famshme e cila është mamaja e një vajze 1-vjeçare fillimisht foli për barrierat emocionale që nënat e reja kanë gjatë dhe pas shtatzënisë.

Ajo nxiti të gjitha femrat që t’i shprehin emocionet e tyre pasi nuk ka asnjë arsye përse duhet t’i fshehin ato. 37-vjeçarja gjithashtu shtoi se pasi lindi vajzën e saj dhe deri tani ndjen shumë pasiguri në rolin e saj si nënë.

Shpeshherë frikësohet nëse po bën një punë të mirë apo nëse po kujdeset për të bijën në mënyrën e duhur.