Celebrities Gossip Showbiz

Seth Rogen zbulon takimin e sikletshëm me Tom Cruise…

Seth Rogen zbuloi para pak ditësh një histori të pazakontë të “Hollywood”-it në lidhje me një takim midis tij, Tom Cruise dhe Judd Apatow. Historia me sa duket është treguar më me detaje në Librin vjetor të kujtimeve të Rogen, por ai ndau paraprakisht një moment në një intervistë me Howard Stern.

Sipas tij, gjithçka filloi kur Tom Cruise e ftoi atë dhe Judd Apatow të vinin në shtëpinë e tij diku nga viti 2006. Ky takim u zhvillua rreth një vit pas deklaratës së famshme të Cruise për dashurinë ndaj Katie Holmes në “Oprah Winfrey Show”. Gjithashtu Cruise po xhironte filmin “Knocked Up” me Apatow asaj kohe. Seth tha se:

Kjo ishte një periudhë shumë e çuditshme, pasi ai sapo ishte bërë baba për herë të parë, por askush nuk e kishte parë fëmijën e tij dhe kishte spekulime nëse fëmija ishte i vërtetë apo jo. Mbaj mend që u takova me këtë foshnjë, duke menduar se kjo foshnjë e shkretë nuk e di se është personi më i diskutuar në planet. Gjë e cila ka shumë presion.

Rogen tha se ai dhe Apatow u takuan me familjen Cruise, por nuk arritën të diskutonin së bashku për komedinë ose projektet e mundshme. Në vend të kësaj, Cruise filloi t’u tregonte atyre për përfshirjen e tij me “Kishën e Shkencave” dhe dyshimet e tij rreth luftërave publicitare midis kishës dhe entiteteve të tjera. Seth kujton fjalët e tij:

Unë mendoj se industria farmaceutike po më bën të dukem keq, është si për shembull me kishën. Nëse më lejoni t’ju tregoj për çfarë bëhet fjalë … thjesht më jepni 20 minuta kohë, që t’ju tregoj se për çfarë bëhej fjalë, ju do të thonit: “Në asnjë mënyrë”.

Rogen tha se gjërat pothuajse u bënë të sikletshme, por fatmirësisht Apatow ishte në gjendje të ndërronte temë pa e ofenduar atë. Ai tha se ishte “lehtësuar” që nuk ishte në atë takim vetëm, duke besuar se nuk do të kishte qenë në gjendje ta përballonte atë vetëm.

Falënderoj zotin që Judd ishte aty dhe në një moment tha: “Mendoj se kaq mjofton. Le të flasim vetëm për filma dhe gjëra të tjera.” Nëse do isha atje vetëm, do të isha duke treguar tjetër histori tani.

Historia e plotë tregohet në “Yearbook”, koleksioni i ri i eseve personale të Rogen botuar më 11 maj. Libri është i disponueshëm në platformën “Amazon” në formate të shtypura, dixhitale dhe libra audio. Ajo bazohet në rrugën krijuese dhe triumfet profesionale të Rogenit, si dhe miqësitë e tij të dokumentuara mirë dhe lidhjet personale në industrinë e argëtimit.