Film & Tv Sport

Sezoni futbollistik kulmon në DigitAlb/SuperSport!

Bëhuni gati për një udhëtim të jashtëzakonshëm me DigitAlb dhe SuperSport pasi sezoni futbollistik po hyn në fazën e tij më të zjarrtë. A jeni gati për emocionet më të forta?

DigitAlb ju sjell Kombëtaren kuqezi në ritmin e sambas, tanimë me një projekt dhe fillim të ri, Sylvinhon si trajner kërkon kualifikimin në kampionatin Europian Gjermani 2024. Shumëcka luhet në mars, dhe qershor. Në të njëjtën kohë, me të njëjtin zjarr kërkon kualifikimin historik edhe Kosova.

Nuk do të mungojnë natyrisht gjigandët, Itali-Angli apo Francë-Holandë janë sfidat eleminatore që ngjasojnë me finalet e parakohshme të kontinentit, të gjitha në DigitAlb/SuperSport.

Kampionatet kryesorë të kontinentit hyjnë në fazën më të zjarrtë, janë muajt që vendosin gjithcka, kurorëzojnë kampionë e shkruajnë histori. Spektakli i papërsëritshëm i Premier League. Kërkon një kampion dhe la Liga, Barcelona kundër kampionëve të Europës dhe Botës Realit të Madridit. Nuk mbaron këtu, SuperSport është shtëpia e përbashkët e Bundesligës, Ligës së parë franceze dhe futbollit holandez.

Vjen me spektakolare se kurrë Europa League me Barcelonën, Manchester United, Juventusin, Ajaksin e Romën, të gjithë në kërkim të një trofeu të madh, si dhe Conference League kompeticioni i ri që po rezulton aq i suksesshëm.

Ka edhe më, finalet e Kupave! Vetëm në SuperSport do të shijoni Juventus-Inter sfidën që ndez Kupën e Italisë, e po ashtu dhe FA Cup, Kupën e Gjermanisë apo atë të Francës, ndërkohë që si qershia mbi tortë vijnë dhe kombëtaret e mëdha me finalet e Nations League.

Përjetoni tani sezonin në fazën më kulminante në DigitAlb/SuperSport, me një ofertë të jashtëzakonshme me paketat më të vecanta të abonimeve “DUA” 12 muaj, me ulje deri në 25%, bashkë me dy kanalet Big Brother VIP, për të shijuar një eksperiencë më të zjarrtë se kurrë. Vizitoni pikat e shitjes kudo në Shqipëri e Kosovë, si edhe në çdo pikë të autorizuar ose online në www.digitalb.al.