Celebrities Film & Tv

Sezoni i pestë i “The Crown” do të na njohë me intervistën ‘kurth’ të Princeshës Diana!

Kasti i serialit të njohur “The Crown” është kthyer përsëri në Costa del Sol, për të filluar në Marbella, xhirimet e tyre për sezonin e pestë të serialit. Mendovet se ky sezon do të shfaqë një episod të tërë që paraqet intervistën famëkeqe të Princeshës Diana me gazetarin Martin Bashir në programin “Panorama” të BBC-së. Sipas “The Sun”, Netflix ka shpenzuar miliona dollarë për xhirimin e episodit, duke cituar një burim të brendshëm që gjithashtu tha:

Për shkrimtarët, martesa e stuhishme midis Charles dhe Diana çoi në daljen e saj në intervistë dhe pasojat e këtij vendimi. Ata po bëjnë një investim të madh në këtë.

Polemikat rreth intervistës së “Panorama” shpërthyen në fillim të këtij viti kur një hetim i pavarur nga Lord Dyson zbuloi se BBC nuk i përmbushi standardet e larta të integritetit dhe transparencës, të cilat janë shenjë dalluese e tij. Hetimi zbuloi gjithashtu se Bashir falsifikonte dokumente për të marrë intervistën. Ai kërkoi falje, por pohoi se ishte krenar për intervistën.

Martin Bashir prej kohësh është përballur me akuza të forta, pasi mendohet se ka manipuluar Princeshë Dianën për të dhënë një intervistë plot ‘bomba’ me BBC, në 1995. Gazetari ka lënë postin e tij në televizion, përpara publikimit të raportit të hetimit rreth intervistës së tij të diskutueshme me Princeshën Diana.

Intervista e Bashir për “Panorama”, me Dianën, gjatë së cilës e ndjera pretendoi se kishte “tre prej nesh” në martesën e saj me Princin Charles, solli me shpejtësi një urdhër nga Mbretëresha Elizabeth që Diana dhe Charles duhet të divorcoheshin, ata ishin ndarë në 1992. BBC i kërkoi falje bashkëshortit të Dianës, Princit të Uellsit, djemve të saj William dhe Harry, dukës së Kembrixhit dhe Sussex-it dhe vëllait të saj, Earl Spencer.

Prezantuesi televiziv falsifikoi disa dokumente për të bindur Princeshën Diana të Uellsit që të japë intervistë. Në dokument tregohej se dadoja e Princit Harry dhe Princit William, Tiggy Legge-Bourke kishte një lidhje me Princin Charles dhe mbeti shtatzënë nga lidhja e dashurisë me të. Sigurisht, asnjë nga këto nuk ishte e vërtetë, por Bashiri shkoi aq larg me gënjeshtrat sa falsifikoi dokumentin ku pretendohej se dadoja kishte abortuar dhe në dokument paraqitej fatura fiktive.  Sezoni i pestë i “The Crown” do të transmetohet në nëntor të vitit 2022, me Elizabeth Debicki që luan Princeshën Diana.