Celebrities Gossip Showbiz

Shitet për më shumë se një milion euro në ankand fustani i Princeshës Diana!

Një fustan i zi i veshur nga Princesha Diana në 1985 u shit së fundmi në një ankand në Hollywood për 1,150,000 euro. Ky është rekordi për shitjen e pjesëve të modës të veshura nga princesha. Fustanin e vlerësuar rreth 100 mijë euro, Princesha Diana e veshi në Firence në vitin 1985 në një darkë. Ajo ishte në shoqërinë e burrit të saj të atëhershëm, Princit Charles.

Më pas ajo e veshi përsëri në një koncert të orkestrës simfonike në Vankuver, Kanada një vit më vonë. Ai është bërë nga një pëlhurë e përzgjedhur nga tregtari i famshëm i tekstilit Jakob Schlefr, mbi të cilin janë qëndisur me kujdes yjet. Fustani është punuar me dorë nga ekipi i dizajnit të krijuesit Jacques Azaguri.

Rikujtojmë, se një këmishë e veshur nga Princesha e ndjerë e Uellsit, në portretin e saj të fejesës mund të shitet deri në 100,000 dollarë në ankand muajin e ardhshëm. Diana e veshi këmishën në vitin 1981 për një set fotografik për të shpallur zyrtarisht fejesën e saj me princin e atëhershëm Charles. Fotoja, e publikuar në numrin e shkurtit 1981 të revistës Vogue, është bërë nga Anthony Armstrong-Jones, Konti i parë i Snowdon, i cili ishte i martuar me Princeshën Margaret, motrën e Mbretëreshës Elizabeth II.

Ndërkaq, trikoja e famshme e kuqe me qingja të bardhë, e veshur nga Diana në vitin 1981, menjëherë pas fejesës së saj me Princin Charles, u shit për 1.1 milion dollarë pas një “beteje” të ashpër të ofertave përmes internetit. Oferta e blerësit, duke përfshirë taksat dhe komisionin, është dhjetë herë më shumë se vlerësimi fillestar i Sotheby’s. Shtëpia e ankandit vlerësoi se do të kapte midis 50,000 dhe 80,000 dollarë.