Aktualitet Politikë

Shembja e shtëpive te “5 Maji”, Nënkryetari i PD Rushaj pranë banorëve: Nesër i bëj kërkesë KLSH-së.

Nënkryetari i PD Alfred Rushaj u takua mëngjesin e sotëm me banorë të zonës së tij elektorale tek “5 Maji”, shtëpitë e të cilëve kanë nisur të shemben. Bëhet fjalë për mbi 1200 banorë që prekur nga prishjet.

Zoti Rushaj garantoi banorët për realizimin e kërkesës së tyre për përfshirjen e KLSH-së në nxjerrjen e parregullsive për projektin. “Shumë gjëra falen, por prishja e shtëpisë, nxjerrja në rrugë të madhe me fëmijët, është shumë e rëndë. Pas familjes, shtëpia është gjëja më e shtrenjtë për njeriun. Do t’i bëj kërkesë menjëherë kryetarit të KLSH që shkeljet e gjetura t’ia verë sa më shpejt në dispozicion organeve të drejtësisë.”- tha Rushaj.

Nënkryetari i PD vuri në dukje edhe anën politike të aktit të paligjshëm të qeverisë për prishjen e shtëpive të banorëve tek lagjja “5 maji”. “Shoh që ka dhe hakmarrje brenda, pasi kjo zonë ka votuar PD dhe gjejnë rast t’u bien banorëve. Disa mendua se do të zgjidhnin punë me votimet, por ju paralajmërova që po ju mashtrojnë, së kështu kanë bërë kudo. Një projekt i madh do të thotë se Interesat janë të mëdha.”, -tha ai.