Horoskopi Lifestyle

Shenjat e zodiakut që më mirë të mos i keni në punë, janë kolegët që jua ‘nxijnë jetën’!

Në çdo vend pune, përballemi me personalitete të ndryshme njerëzish. Disa prej tyre janë më të fortë dhe të tjerë janë më konkurrues. Mirëpo, ka disa punonjës që në vend që të përpiqen të bashkëpunojnë dhe të krijojnë frymë të qetë grupi, ashtu si kolegët e tyre, i hedhin më shumë ‘benzinë zjarrit’. Pra bëhet fjalë për kolegët që u përkasin këtyre shenjave të horoskopit:

Virgjëresha

Sa i përket punës, Virgjëresha nuk qetësohet kurrë. Çështjet profesionale mbulojnë pjesën më të madhe të trurit të tyre, ndërsa pjesa tjetër është ankthi nëse kolegët do ta pëlqejnë apo jo. Në të njëjtën kohë, ata do të përpiqen të manipulojnë eprorët dhe të sigurojnë privilegje, edhe nëse dikush tjetër i meriton më shumë.

Akrepi

Mjaft të dyshimtë, Akrepat preferojnë të punojnë vetëm, për të fituar gjithmonë lëvdata. Ata nuk u besojnë kolegëve të tyre, ndërkohë që janë shumë konkurrues. Ata i kushtojnë vëmendje çdo lëvizjeje të të tjerëve, edhe nëse duken indiferentë dhe konsiderohen misterioz. Ata do të gjejnë zgjidhje për shumë probleme.

Shigjetari

Kur bëhet fjalë për ndarjen e përgjegjësive dhe ngarkesave të punës janë më të mirët. Megjithatë, ata do të jenë ata që do të kontribuojnë më pak në çdo projekt. Ata gjithashtu kundërshtojnë gjithçka që dëgjojnë, duke argumentuar se njohuritë e tyre janë më të dokumentuara dhe më të sakta, ndërsa mburren gjithmonë me përvojën e tyre profesionale.

Rikujtojmë, se kjo është një javë e rëndësishme sipas astrologjisë. Të martën Mërkuri shkoi në prapavijë duke na ndihmuar të rishikojmë situatat, të rigjejmë veten dhe të rimendojmë gjërat. Në të njëjtën ditë Jupiteri hyn në Dash për herë të parë që nga viti 2011 dhe do qëndrojë aty deri në tetor. Kjo do të thotë se këtë periudhë do të frymëzohemi për t’u fuqizuar, për të pasur më shumë liri dhe për të shprehur më mirë veten.

Gjatë muajit maj, shumë planetë do të jenë në pozicione dhe aspekte jo fort të favorshme, gjë që mund të sjellë konflikte dhe keqkuptime. Ne nuk mund të ndikojmë në zhvendosjet e tyre, por duke njohur datat më të “rrezikshme”, mund të bëjmë çmos për të mbajtur larg negativitetin. Sipas astrologëve, këto janë ditët kur duhet të keni më shumë kujdes gjatë majit. Ndërkaq, siç e thamë të martën Mërkuri shkoi në prapavijë dhe ja se çfarë ju pret sipas shenjës së zodiakut.