Horoskopi Lifestyle

Shenjat e zodiakut dhe gabimet e tyre në dashuri!

Askush nuk është perfekt, të gjithë bëjmë gabime dhe sidomos në dashuri. Askush nuk është pa gabime dhe për këtë duhet të fajësojmë pak edhe shenjën e horoskopit. Cilat janë problematikat që të karakterizojnë sipas shenjave të horoskopit? Zbulojeni:

Dashi

E konsideron partnerin si një “fans”, duke mos konsideruar ndjenjat dhe mendimet e tij.

Demi

I largohesh çdo diskutimi, edhe atyre më të rëndësishmeve. E mirëkuptojmë dëshirën për të mos u bërë pjesë e dramave, por nëse partnerin e shqetëson diçka, duhet të flitet dhe të zgjidhet!

Binjakët

Thua gjithmonë fjalën e fundit dhe shkëputesh, edhe pse ndoshta nuk është momenti për t’u ndarë.

Gaforrja

Nuk i jep rëndësi individualitetit tënd. Kur dashurohesh, varesh 100% nga partneri dhe harron pasionet e tua.

Luani

E ‘mbyt’ partnerin me vetëbesimin dhe pasionin tënd të ethshëm.

Virgjëresha

Mundohesh pafundësisht që ta ndryshosh partnerin.

Peshorja

Ke sjellje pasive-agresive ndaj gjithçkaje.

Akrepi

Krijon kaq shumë drama, kur thjesht mund të flasësh.

Shigjetari

Nuk tregohesh e sinqertë mbi ndjenjat e tua. Identifikoji dhe diskutoji hapur!

Bricjapi

Mendon se të gjithë, në fund, do të të lëndojnë.

Ujori

Do që të fitosh çdo argument, gjithmonë!

Peshqit

Sakrifikon gjithmonë veten për partnerin.