Showbiz

Shfaqet në kopertinën e “Harper’s Bazaar”, fansat ‘kryqëzojnë’ Paris Jackson

Vajza e të ndjerit Michael Jackson është shfaqur në kopertinën e numrit të ri të revistës “Harper’s Bazzar” të Singaporit.

Menjëherë pasi ka postuar foton e kësaj kopertine ajo është kritikuar ashpër nga fansat e saj për faktin se është shfaqur në revistën e një vendi që është kundra LGBTQ+.

Ndjekësit e saj i kanë kërkuar ta heqë menjëherë këtë foto pasi ky nuk është një shembull pozitiv për pjesëtarët e këtij komuniteti dhe ajo si një biseksuale nuk po del kundër një vendi si Singapori por po i bashkohet me anë të kësaj reviste.

Paris Jackson i ka dëgjuar kritikat e fansave të saj dhe u ka kërkuar falje të gjithë atyre që u ndjenë të ofenduar nga ky veprim i saj.