Showbiz

Fansat shpallin ‘fituesin’ e Eurovizionit, Shqipëria renditet e fundit

Ashtu si shumë evente të tjera edhe Eurovizioni u gjet krejtësisht i papërgatitur para pandemisë së Koronavirusit.

Edhe pse u këtë vit u anulua, Festivalin Europian e sollën fansat me një finale në YouTube të quajtur “Eurostream 2020”.

Mbërmja virtuale pati shumë herë më pak shikues se do të kishte live nëse shfaqja do të mbahej sipas parashikimeve në Rotterdam, kjo edhe sepse gjithçka ishte e ideuar nga fanatikët e spektaklit.

Këngëtarja Arilena Ara u paraqit vetëm me audion e këngës “Fall From the Sky” pasi klipi doli pak orë më vonë dhe kjo garë nuk ishte zyrtare. E gjitha bazohej nga votat dhe parashikimet e fansave që në eventin real kanë një ndikim shumë të madh në rezultatet përfundimtare.

Fitues i festivalit u shpall Islanda me grupin “Daði og Gagnamagnið kënga e të cilëve quhej “Think About Us”. Në 5 vendet e para u renditën Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.

Nga bilanci fiktiv ,Shqipëria arriti të kualifikohej në finale dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi megjithatë nëse Eurovizioni do të ishte mbajtur vërtetë, këto mund të mos ishin rezultatet aspak e saj.