Health & Beauty Lifestyle

Shpërlarja e mishit me ujë të thjeshtë nuk është e mjaftueshme, ja se çfarë duhet të bëni për të parandaluar rrezikun e helmimit nga ushqimi!

A keni menduar ndonjëherë nëse praktika e larjes së mishit është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e helmimit nga ushqimi? Mishi i papërpunuar, mishi i shpendëve dhe peshku, mund të kontaminohen me baktere dhe viruse të dëmshme që çojnë në helmim nga ushqimi. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) paralajmëron se shpërlarja e mishit me ujë të thjeshtë nuk i largon patogjenët që vijnë nga ushqimi.

Në fakt, larja e mishit mund të përbëjë një rrezik shtesë për shëndetin, pasi bakteret përhapen në sipërfaqe të tjera dhe në ushqime që do të hahen të papërpunuara, të tilla si perimet ose sallatat. Hulumtimet kanë treguar se shpërlarja e mishit me uthull ose lëng limoni redukton numrin e baktereve në krahasim me shpërlarjen me ujë. Prandaj, uji nuk është aspak i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga rreziku. Kini parasysh se duhet ta pastroni mirë sipërfaqen ku e përgatitni mishin dhe ta gatuani deri në fund në temperaturë të lartë.

Rikujtojmë, se Italia ka ndaluar prodhimin dhe shitjen e mishit të kultivuar, duke përmendur shqetësimet shëndetësore dhe nevojën për të mbrojtur blegtorët, edhe nëse shitja e produktit nuk është miratuar ende në BE. Italia u bë kështu vendi i parë në Bashkimin Europian që ndaloi “mishin e kultivuar”, i prodhuar në një laborator nga qelizat e indeve të kafshëve.

Ndërkaq, kompania çeke “Bene Meat Technologies” bën me dije se është e para në BE që merr miratimin që produktet e saj, të mishit të krijuar në laborator të përdoren si ushqim për kafshët, teksa informon se në vitet në vijim synimi i saj është të rrisë ndjeshëm prodhimin. Gjatë një interviste për mediat, menaxheri, Roman Kriz tregon se tashmë kompani po planifikon të testojnë sesi kafshët do ta “shijojnë” këtë produkt në laboratorët e saj të vendosur në Pragë.