Showbiz

Shpërthejnë komentet në Twitter, fansat e Avicii akuzojnë skuadrën menaxheriale për vdekjen e tij

Pas publikimit të disa video-ve që janë pjesë e dokumentarit mbi jetën dhe karrierën e Avicii, fansat e të ndjerit kanë mbledhur fakte të frikshme rreth vdekjes së tij.

Edhe pse është publikuar rreth një viti më parë, vetëm pas largimit nga jeta të artistit ky dokumentar i ka rënë në sy publikut që nisi menjëherë ta analizojë.

Momentet ku ai shfaqej në spital apo në makinë duke mos qenë në gjendje të mbajë sytë hapur, ka tmerruar shikuesit dhe fansat e Dj të cilët të irrituar kanë shpërthyer me komente dhe akuza në rrjetin social Twitter.

Në këto video Avicii shfaqet duke i thënë menaxherëve të tij se nuk mundet më të shkojë nëpër turne muzikore dhe se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Askush nga skuadra e tij nuk ja vuri veshin. Mijëra përdorues të  Twitter kanë akuzuar të gjithë skuadrën menaxheriale të Avicii duke shkruar se janë ata shkaktarët e vërtetë të ikjes së parakohshme të tij.

“Askush nuk po kujdesej për të, të gjithë mendonin vetëm për paratë dhe sa shumë ai do të humbiste nëse shkëputej nga koncertet” ,ka qenë një koment në Twitter.

Dikush tjetër shkruan: “E gjithë skuadra e tij duhet të japë shpjegime dhe të mbajë përgjegjësi për vdekjen e këtij artisti të madh, i gjithë stafi i tij duhet të paguajë pasi janë ata që e çuan drejtë vdekjes.”