Bota

Shpërthim i fuqishëm në Paris, tymi i zi mbulon kryeqytetin! 16 persona të plagosur!

Të paktën shtatë persona janë në gjendje kritike për jetën dhe nëntë të tjerë janë lënduar pas një shërthimi të ndodhur në qendër të Parisit këtë pasdite.

Nga shpërthimi morën flakë disa ndërtesa dhe një shtëllungë tymi e zezë mbuloi kryeqytetin francez.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin zjarri ra në Rue Saint-Jacques në lagjen e pestë të Parisit, afër Jardin Du Luksemburgut dhe Universitetit të Sorbonës.

Florence Berthout, kryetarja e qarkut të pestë, ka thënë se shkaku i zjarrit ishte një shpërthim gazi.

Megjithatë, zëdhënësja e policisë së Parisit Loubna Atta tha se ishte shumë herët për të përcaktuar burimin e zjarrit dhe nuk mund të konfirmonte raportet se ishte shkaktuar nga gazi.

“Shpërthimi ishte jashtëzakonisht i rëndë,” tha ajo, duke përshkruar copa xhami që ende binin nga ndërtesat.

Një zyrtar policor tha se fasada e një ndërtese kishte rënë në rrugë si pasojë e shpërthimit dhe se shumë zjarrfikës dhe pjesëtarë të forcave të policisë po shkonin në vendngjarje.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.