Aktualitet

Shpërthim në kryeqytet, lëndë plasëse dyqanit të kozmetikës te sheshi “Wilson”!

Shpërthim eksplozivi në Tiranë, fatmirësisht pa të lënduar, por me dëme materiale. Ngjarja ndodhi 15 minuta pas mesnate, rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”.

Paraprakisht, mësohet se lënda plasëse iu vendos një dyqani artikujsh kozmetikë, në sheshin Wilson në kryeqytet e që rezulton në pronësi të shtetases Enisa Pirolli. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin e autorit apo autorëve.

Dëshmia e pronares mund të ndihmojë për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat. Ndërkohë, shpërthimi ishte i fortë dhe u ndje në të gjithë zonën përreth.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.10.2022, rreth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.