Aktualitet

Shpërthim tritoli në Tiranë, lëndë plasëse banesës me qira të një punëtori ndërtimi!

Shpërthim tritoli në Tiranë, në shënjestër banesa e një 34-vjeçari, punëtor ndërtimi në kryeqytet. Ngjarja pa të lënduar, por me dëme të vogla materiale, ndodhi pak minuta pas mesnate në rrugën “Ndoc Martini”. Një sasi e vogël lënde plasëse u hodh në verandën e shtëpisë ku shtetasi i identifikuar si Demir Cara jeton me qira. Paraprakisht mësohet se ai është person me precedentë penalë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe identifikimin e kapjen e autorit apo autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.01.2023, rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së shtetasit D. C., 34 vjeç, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.