Celebrities Gossip Showbiz

“Shpresoj të shërohesh”, për kë i ka këto fjalë Dafina Zeqiri?

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Shpesh, bukuroshja është aktive me postime në rrjete sociale ku ndan me ne mjaft momente nga përditshmëria e saj. Së fundmi Dafi nuk ka ndarë një situatë në fakt, por disa fjalë në platformën Twitter. “Shpresoj të shërohesh”, ka shkruar artistja, por nuk ka zgjedhur të tregojë diçka më shumë se për kë i ka këto fjalë. Gjithashtu këtë postim, këngëtarja e ka ndarë edhe në Instastory.

Së fundmi bukuroshen do ta shikojmë edhe në një fushë tjetër përveç muzikës, tashmë Dafina do të jetë edhe aktore dhe këtë na e ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory.

Kujtojmë gjithashtu se para disa kohësh, Dafi i është nënshtruar një operimi në gjurin e saj të djathtë, për shkak të lëndimit prej kohësh të ligamentit të përparmë. E në Instastory-n e saj para pak ditësh shfaqej duke vënë akull në vendin e lënduar, artistja na ka treguar se duke qenë se nuk ka kryer terapinë e nevojshme pas dëmtimit, tani e vuan shumë.