Sport

Shqipëria triumfon 3-2 ndaj Bjellorusisë

Shqipëria bën mrekullinë dhe fiton ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3-2 duke u ngjitur në Ligën B të Ligës së Kombeve. Cikalleshi shënoi një dy golësh ndërsa i treti nga Manaj.

Tashmë kombëtarja zë vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, si dhe ngjitet automatikisht në atë B edicionin e ardhshëm. Kështu Shqipëria bëhet liderë e grupit me 11 pikë, një më shumë se Bjellorusia që i ka 10 pikë. Gjithashtu me këtë arritje kuqezinjtë shpërblehen edhe me një shumë prej 1.2 milionë eurosh.