Aktualitet

“Shqiptarët humbën një mik të mirë”/ Presidenti Begaj homazhe në ambasadën italiane për vdekjen e Berlusconit!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu ngushëllimet sot për vdekjen e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, gjatë vizitës në ambasadën italiane në Tiranë.

Shqiptarët humbën një mik të mirë, shkruan Begaj në deklaratën e  dhënë për mediat, ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmiit e Berlusconit.

“Ndarja nga jeta e ish-Kryeministrit italian, Silvio Berlusconi më hidhëroi shumë. Italia humbi një politikan e sipërmarrës të suksesshëm e me shumë influencë, por edhe shqiptarët humbën një mik të mirë.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të afërmve të Kryeministrit Berlusconi, si dhe autoriteteve e popullit italian.

Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë Kryeministrin Berlusconi, me nderim e respekt, për gjithçka ai bëri ta.

U prehtë në paqe!”, shkruan Presidenti.

Këtë të mërkurë, në orën 15:00. Më Kadetralen e Milanos nisi ceremonia e varrimit për ish-kryeministrin italian që ndërroi jetë dy ditë më parë. Mijëra njerëz po ndjekin funeralin në shesh.