Bota

Shtohen zërat për shëndetin e Putin, së shpejti mund t’i nënshtrohet një opeacioni!

Vladimir Putin ka nxitur sërish spekulimet se vuan nga një sëmundje, pasi u shfaq në një takim me Presidentin e Taxhikistanit në Moskë.

Lideri rus, shihet i ulur në karrige, teksa dorën e djathtë e mban të shtrënguar në krahun e karriges, ndërsa këmbën e majtë e ngre në një kënd të prirët. Këto sipas ekspertëve janë të dhëna se ai vuan nga kanceri dhe këto veprime vijnë si pasojë e kimioterapisë që po kryen.

Gjithashtu edhe fytyra e Putinit ishte e fryrë, ndërsa thuhet se mund të jetë si rezultat i ilaçeve që po përdor. Mjekët pretendojnë se Putini do i nënshtrohet një operacioni së shpejti dhe se ndodhet në një gjendje të rënduar. Thuhet më tej, se një oligark i afërt me Putin ka konfirmuar këto zëra e ka thënë se ai ka shkatërruar ekonominë ruse.

“Është i çmendur, problemin e ka në kokë. Ai ka shkatërruar ekonominë ruse, atë ukrainase dhe shumë ekonomi të tjera”, mësohet të ketë thënë oligarku.

Ndërkohë, një gjeneral major 36-vjeçar Kyrylo Budanov, ka thënë se në muajt e verës, lufta do të futet në një fazë të nxehtë dhe Putini mund të përballet me një grusht shteti.

“Pjesa e dytë e gushtit do të jetë pika e kthesës. Mund të kemi një grusht shteti”, mësohet të ketë thënë gjenerali.