Bota Sport

Shuhet legjenda e Juventusit, Gieampiero Boniperti!

Shuhet në moshën 92-vjeçare, legjenda e Juventusit, Gieampiero Boniperti. Presidenti i nderit të ‘’Zonjës së Vjetër’’ pësoi atak kardiak teksa më 4 korrik do të mbushte plot 93-vjeç.

Gjithë jetën e tij ai ia kushtoi Juventusit, duke luajtur nga viti 1946 deri në 1961 në Torino për të fituar 5 tituj të Seria A dhe 2 kupa të Italisë. Po ashtu ai pati nderin të përfaqësojë edhe përfaqësuesen e vendit të tij, Italinë.

Më pas Boniperti u përfshi edhe në politikë, por sërish hija e tij do të mbetet përgjithmonë si një legjendë e Juventusit që nuk pranoi të luajë me asnjë skuadër tjetër përveç ‘’Zonjës së Vjetër’’.

Nën drejtimin e tij, në vitet 70-të, Juventusi korri suksese të mëdha duke fituar Scudetto, por edhe Kupën Evropiane, kontinentale dhe ndërkontinentale. Boniperti ishte i afërt me Juventusin edhe pas largimit të tij, ai ishte pjesë e inaugurimit të stadiumit të ri në vitin 2011.