Bota

Shuhet ylli britanik Jamal Edwards, Rita Ora dhe Dua Lipa reagojnë zemërthyer!

Së fundmi është bërë me dijë se ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare sipërmarrësi britanik dhe ylli i ‘Youtube’, Jamal Edwards. Ai ishte themeluesi i ‘SBTV’, një platformë muzikore urbane në internet e cila ndihmoi në nisjen e karrierës së artistëve si Dave, Ed Sheeran dhe Skepta. AJ Tracey ishte një nga të parët që shprehu ngushëllime për Edwards.

Edwards, i lindur në Luton, ishte një figurë pioniere në muzikën rep, ai u bë gjithashtu një ambasador i Prince’s Trust’, një shoqatë bamirësie për të rinjtë e drejtuar nga Princi i Uellsit, që ndihmon të rinjtë të krijojnë kompanitë e tyre. Ai mori pjesë në ‘Brit Award’s në fillim të këtij muaji. Në vitin 2011, ai u shfaq në një reklamë për ‘Google Chrome’. Emri i tij u kërkua më shumë se një milion herë. Ndërkaq, ende nuk janë dhënë detaje për vdekjen e tij.

Për vdekjen e parakohshme të Jamal kanë reaguar edhe artistet shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora dhe Dua Lipa. Dua ka shkruar se:

Zemërthyer të dëgjoj këtë lajm. Prehu në paqe Jamal, mendimet e mia janë me gjithë miqtë dhe familjen e tij dhe shumë njerëzve të tjerë te prekur nga kjo humbje e parakohshme. Shkove shumë herët.

Edhe Rita kujtoi këngën e parë të saj dhe mbështetjen e pakushtëzuar të Jamal:

Kënga ime e parë u lançua dhe ti ishe aty përkrah meje. Kjo është në lançimin e albumit tim “Phoenix” në 2018. Mbështetja që ti ke treguar për të gjithë artistet është e pabesueshme. Të dua Jam.