Celebrities Design Gossip Showbiz

Shumë larg realitetit të luftës, brenda rezidencës luksoze së Vladimir Putin dhe të dashurës së tij Alina Kabaeva!

Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se aktualisht po jeton me të dashurën e tij Alina Kabaeva në një pronë me siguri të lartë. Putin thuhet se i ka blerë të dashurës së tij një perandori me vlerë 120 milionë dollarë. Ndërtimi i rezidencës filloi në vitin 2020 dhe përfundoi dy vjet më vonë.

Me një sipërfaqe prej rreth 13,000 metrash katrorë, rezidenca u ndërtua tërësisht prej druri. Zyrtarë të paidentifikuar thanë se kishin parë fëmijë në ambiente dhe imazhet satelitore të marra midis 2016-ës dhe 2020-ës treguan një shesh lojrash në pyll që besohej se ishte ndërtuar për familjen.

Zona është frekuentuar nga të afërmit e largët të Kabaeva. Të afërmit thuhet gjithashtu se zotërojnë prona në zonë. Shtëpia ku thuhet se jeton Kabaeva ndodhet vetëm 800 metra nga Valdai, rezidenca më e mbrojtur dhe më private e Putinit, ku ai pothuajse kurrë nuk mban takime publike.

Fotografitë e asaj rezidence, të zbuluara nga një ekzekutiv ndërtimi, i cili punoi rreth shtëpisë deri në vitin 2005, treguan ambiente të brendshme që thuhet se janë frymëzuar nga dashuria e Putinit për qytetin e tij të lindjes. E njohur për stilin e saj të fshehtë të jetesës, Kabaeva u zbulua si pronare e një numri pronash të tjera luksoze në të gjithë Rusinë, duke përfshirë një apartament në Soçi në Detin e Zi.

Alina Kabayeva, duket se ka rënë pre e operacioneve plastike. Në daljen e rrallë publike pas tre muajsh në Soçi, një takim zyrtar për të hapur një qendër të re për gjimnastikë ajo dukej shumë ndryshe dhe kjo gjë u vu re nga të gjithë.