Celebrities Film & Tv Showbiz

Si do të reagonte Kristen Stewart nëse do të fitonte çmimin Oscar për filmin “Spencer”?!

Kristen Stewart luan rolin kryesor, atë të Princeshës Diana në filmin “Spencer”. Filmi ka të bëjë me një fundjavë që Diana e kaloi në Sandringham gjatë pushimeve të fundvitit 1991. Atëherë ajo mori vendimin për t’u divorcuar nga Princi Charles.

Mënyra si Kristen ka portretizuar princeshën e ndjerë është vlerësuar shumë nga kritikët, megjithëse ajo nuk e ka problem nëse nuk merr çmimin Oscar për këtë. Në një intervistë të fundit me “Variety”, aktorja u shpreh:

Nuk më intereson nëse e marr çmimin. Oscar-ët janë një gjë kaq qesharake. Ka kaq shumë filma dhe shfaqje të jashtëzakonshme që mezi shihen. Unë vërtet e vlerësoj që diçka në të cilën jam përfshirë ka ndezur një bisedë kaq të madhe. Ne nuk bëjmë filma për të mos u lidhur me njëri-tjetrin.

Pavarësisht kritikës së mirë nga publiku, ekspertët mbretërorë kanë kritikuar filmin e ri “Spencer” me protagoniste aktoren Kristen Stewart duke thënë se i heq Princeshës Diana respektin dhe dinjitetin e saj dhe është i pajustifikueshëm sipas tyre. Skenat në shfaqjen e filmit biografik të Princeshës Diana, e cila ndërroi jetë në një aksident automobilistik në moshën 36–vjeçare, portretizojnë e atë duke shpërthyer në lot para djalit të saj Princit William kur lufton me çrregullimin e saj të të ngrënit dhe mënyrat se si ajo do që t’i bëjë keq vetes.

Së fundmi, ish-truproja i Princeshë Diana-s, Ken Wharfe ka folur për portretizimin e princeshës së ndjerë nga Kristen Stewart dhe vlerësoi performancën e saj në dramën “Spencer”. Wharfe shërbeu si oficer i mbrojtjes personale të Princeshës së Uellsit nga viti 1989 deri në vitin 1993. Ai u shpreh për “People” se:

Nga të gjithë njerëzit që kanë luajtur Dianën gjatë 10 viteve të fundit, ajo është më e afërta me të. Ajo arriti të përsosë sjelljet e saj.

Kristen Stewart është aktorja e tretë së fundmi që provon të shkëlqejë në rolin e princeshës, pas Emma Corrin dhe Elizabeth Debicki në “The Crown”. Referuar komenteve online, njerëzit vlerësojnë transformimin e aktores, qoftë fizikisht ashtu edhe në aktrim. Sipas tyre, Stewart ka goxha potencial, të cilin Larraín ka qenë në gjendje ta përcjellë te “Spencer”. Filmi do të dalë në kinema më 5 Nëntor.