Celebrities Music Showbiz

Si e kujton Big Mama eksperiencën e saj në “Top Fest” në fillimet e karrierës, si dhe angazhimet e tanishme në “Vajzat me kordele”…

“Kot e kot” xhelozojnë për të, sepse energjia që e karakterizon mbizotëron në gjithçka që ajo bën. Po flasim për këngëtaren nga Tetova, Big Mama e cila u bë e njohur në Shqipëri pikërisht në Top Channel dhe konkretisht në “Top Fest 2”, në vitin 2005. E ftuar ditën e sotme në “Wake Up”, Bigu ka rrëfyer dhe njëherë eksperiencën e saj në “Top Fest” me këngën “Kot e kot” si dhe fillimet e karrierës së saj.

Aktualisht Bigu vijon me angazhimet e saj, ku sërish një prej tyre është në Tiranë, pasi është pjesë e jurisë në rubrikën “Vajzat me kordele” në “E diell”. Ajo na ka treguar më shumë për këtë projekt të ri me të cilin është angazhuar tani.

Big Mama apo tashmë ka ardhur momenti ta thërrasim Slim Mama?

Jo, asnjëherë (qesh). Jam bërë super seksi, Big Sexy Mama. Big nuk e kam vetëm nga aparenca, por në çdo aspekt, dua të kem shpirtin e madh.

Si e kujton periudhën e “Top Fest” dhe nëse rikthehet a do të konkurronte sërish pa hezituar?

Një ndjenjë shumë e veçantë. Jo vetëm kur dëgjoj këngën “Kot e kot”, por sa herë që vij në Top më kapin emocionet. Kam ardhur në Tiranë isha 17, 18 vjeçe, as nuk e dija ku ishte Tirana. Kam ardhur me 10 euro në xhep dhe konkurrova në “Top Fest” ku kisha dy këngë në xhep dhe i thashë Bojken Lakos zgjidh kë do marrim. Ai zgjodhi “Kot e kot”. Si “Top Fest” besoj se nuk do të bëhen më kështu festivalesh. Mua më ka dhënë një dashuri të madhe. Si më respekton Shqipëria asnjë vend nuk më respekton, i përulem. Po të bëhet prap “Top Fest” do të jem e para që do të konkurroj. Une ja kam borxh karrierën “Top Fest”-it dhe Top Channel.

Tanimë Big Mama është pjesë e jurisë në rubrikën “Vajzat me kordele” në “E diell” që prezantohet nga Alesia Bami. Si erdhi kjo ftesë?

Kur ma treguan formatin, këtu e pashë veten time. Më mori Graciano në telefon. Kur ma treguan pashë veten time, fillimet e mia dhe thashë unë duhet të jem aty. 

Je duke punuar për ndonjë projekt të ri muzikor, ke diçka konkrete ndër duar?

Po pres kur të iki në studio të shoh se çfarë është gatuar dhe do të shpërthej. Nuk më shkojnë mua baladat.