Tech

Si mund të ‘shërbejë’ padia e SHBA kundrejt Google…

Një padi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ndaj Alphabet, kompania mëmë e Google mbi dominimin e saj në teknologjinë e reklamimit, mund t’i ndihmojë rivalët dhe faqet e internetit që shesin hapësira reklamuese. Ankesa nga Departamenti i Drejtësisë ndaj Google, e cila u bë gjatë së enjtes, i bëri thirrje kompanisë që të heqë dorë nga Google Ad Manager, një grup mjetesh duke përfshirë një që lejon faqet e internetit të vendosin hapësirë reklamash për shitje dhe një tjetër që shërbeu si një treg reklamash që përputhte automatikisht reklamuesit me botuesit e reklamave.

Neil Begley nga Moody’s Investors Service tha se:

Nëse padia e Departamentit të Drejtësisë do të ketë sukses, atëherë reklamuesit dhe botuesit mund të kenë më shumë ndikim me më shumë opsione dhe rrjedhimisht më shumë konkurrencë.

Brian Mandelbaum, shefi ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave Attain tha:

Apple Inc, e cila është duke e rritur vazhdimisht biznesin e saj të reklamave dhe duke e promovuar atë si të fokusuar në privatësi, mund të jetë një përfitues nëse reklamat e Google bëhen më pak efektive.

Drejtuesit e industrisë së reklamave thonë se biznesi i Google në vendosjen e reklamave në faqet e internetit që nuk zotëron i jep Google informacion të vlefshëm mbi efektivitetin e një reklame. Attain nënvizoi:

Apple e ka aftësinë për të qenë një forcë e re dominuese në reklamim, për shkak se ata kanë të dhëna të cilat i marrin nëpërmjet telefonave të tyre, shfletuesit të tyre të internetit Safari dhe shpërndarjes të aplikacioneve nëpërmjet App Store.

Ndërkaq, rikujtojmë se Apple po kërkon të prodhojë 25% të të gjithë iPhone-ve të saj në Indi. Piyush Goyal, ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Indisë, e quajti Apple “një tjetër histori suksesi” ndërsa foli për kredencialet e biznesit të ekonomisë së pestë më të madhe në botë.