Auto & Moto Celebrities Sport

Si Samuel Eto’o humbi makinën e tij luksoze në mënyrën më qesharake të mundshme…

Jeta e futbollistëve është plot me ngjarje që jo gjithmonë tregohen në publik, por që do ta mbushnin një libër që ia vlente të shkruhej. Shumë prej tyre kanë të bëjnë me automjetet që është normale po të kemi parasysh rrogat stratosferike të lojtarëve dhe konkurrencën që duket se krijohet mes tyre për të treguar makinën më të shtrenjtë apo më të fuqishme.

Një nga këto histori ka ndodhur në vitin 2010, të cilën e ka kujtuar Wesley Sneijder, i cili ka luajtur për klube, si Real Madrid, Ajax Amsterdam, Inter e Galatasaray. Te klubi italian, holandezi ndante dhomën e zhveshjes me Samuel Eto’o, ku kamerunasi shkonte çdo ditë me një makinë mbresëlënëse.

Nga futbollistët që u linte përshtypje çdo ditë me ‘flotën’ e automjeteve të tij ishte edhe bashkëlojtari i tyre, Marko Arnautovic. Austriaku asokohe ishte një i ri 21-vjeçar që ende nuk e gëzonte rrogën e yjeve të mëdha dhe një ditë e gjeti veten me “një rast urgjent” të pashmangshëm, t’i bënte përshtypje një vajze me të cilën duhej të dilte për darkë.

Meqenëse nuk e konsideronte makinën e tij spektakolare sa donte, vendosi t’i kërkonte një nder bashkëlojtarit të tij, Eto’o, i cili kishte makina mjaft luksoze. Kështu, Arnautovic mori me vete një Bentley Continental që në atë kohë kishte një çmim prej rreth 150.000 eurosh.

Ish-sulmuesi i Interit i ka bërë përshtypje shoqërueses së tij, me të cilën shkuan drejt hotelit Sheraton në Milano, ku me të arritur i ka lënë çelësat në hyrje që ta parkonin. Por, kur dolën jashtë mësuan se askush nga restoranti apo hoteli nuk i kishte marrë makinën, ai ia kishte dhënë çelësat dikujt që e mendonte si portier, por që në fakt nuk ishte aspak i tillë. Megjithatë, makina u rishfaq në Hungari, shumë larg nga Milano, por të paktën ashtu siç ishte.