Celebrities Gossip Showbiz

“Si sëmundje e butë…”/Stivi Ushe analizon lojën e banorëve të “Big Brother VIP 3” dhe tregon të preferuarin e tij!

I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë këngëtari i njohur e shumë i talentuar Stivi Ushe. Ai ka folur më shumë mbi projektin e tij të ri muzikor, “Harruar”, por dhe shumë të pathëna të tjera…

Stivi nuk u la pa u pyetur edhe mbi fenomenin e momentit, “Big Brother VIP 3”. Kënga “Harruar”, bëri që banorët të përloten dhe janë emocionuar shumë. Zbuloni më shumë në këtë link.

Ke dikë për të cilin bën tifo aktualisht?

Nga jashtë njoh vetëm Vesën. Vesa më pëlqen se si ka ecur, është vajzë e drejtë, e matur. Ato 2-3 momente që ka folur, ka folur si duhet. Mendoj që momentalisht, pak më tepër lojën e kontrollon Juli, bashkë me Eglën, Romeon dhe Heidin. Por ditët e fundit më ka pëlqyer shumë loja që po bën Jetmiri. Ka ardhur si ‘sëmundje e butë’. Ai ka qenë fitues i një edicioni dhe mendoj që duke parë situatat në shtëpi po shitet si ‘vlera’, ndërsa të tjerët janë ‘antivlera’. Po luan në këtë mënyrë. Ka hyrë duke ia marrë zemrën disa banorëve. Me pak fjalë po shemb këto dy male, Julin dhe Romeon. Do që të rrëzojë këtë, sepse është krijuar perspektiva se këta të dy janë më të fortët tek publiku, por ai po punon dhe në shtëpi për këtë.