Health & Beauty Sociale

Si të mos e krahasojmë veten me të tjerët?

Në puntatën e 11 të emisionit “Një orë me Frankën” u diskutuan mjaft tema interesante se si ta shohim jetën më pozitivisht dhe si ta çlirojmë veten nga pengesat që vetë ne i krijojmë.

Një ndër shqetësimet më të mëdha që të tjerët na e bëjnë shpesh, por dhe ne e përjetojmë mjaft është krahasimi me të tjerët. Shpeshherë na ka ndodhur që të na krahasojnë me persona që ndoshta mund të kenë arritur më shumë se ne. Këtë gjë e përjetojmë keq dhe na ul vetëvlerësimin, por si të mësojmë ta marrim në të mirën tonë dhe të ndryshojmë këndvështrimin?

Franka jep përgjigjen:

Dikush tjetër me të cilin ne na krahasojnë, me të vërtetë mund të jetë duke bërë diçka me jetën e tij dhe ti nuk ke një qëllim ose një plan personal, mos e merr krahasimin si diçka negative, por si spunto për të marrë vullnet dhe për t’i kujtuar vetes se mund të bësh çdo gjë. Edhe ai që ja ka dalë, nuk e ka patur të lehtë, por ja ka dalë. Merreni krahasimin si shenjë motivimi.

Gjithashtu, Franka sugjeron të fokusoheni tek krahasimi me veten, në përmirësimin e vazhdueshëm. Kush je sot dhe kush do të bëhesh? Përpiquni të ktheni mendimet negative në pozitive.

Manifestimi, fuqia e imagjinatës dhe mendimeve tona na bëjnë të realizojmë planet dhe qëllimet dhe të ndihemi të motivuar.