Sociale

Si të shprehim mendimin tonë duke mos u dukur negativë?!

Shpesh herë mund të themi fjalë që na e bëjnë ditën më të vështirë apo mund të komplikojnë situata të ndryshme.
Sipas psikologëve, kjo ndodh sepse bisedat tona më së shumti janë ankesa rreth jetës apo gjërave që ndodhin. Truri i njeriut në vetvete ka një paragjykim negativ.
Psikologu, Scott Bea, i cili punon në një klinikë në Cleveland, ka treguar se njerëzit janë të prirur më shumë për të vënë re gjërat negative.

Paraardhësit tanë kanë kaluar një jetë të vështirë dhe çelësi i mbijetesës ka qenë aftësia për të zbuluar kërcënimet e jetës apo gjërat e këqija që mund të ndodhnin rrotull. Diçka e tillë na ka përndjekur dhe kemi ende ‘mbetjet’ e tyre, kjo vihet re dhe në bisedat e përditshme ku në çdo situatë gjithmonë analizojmë më parë gjërat negative.

Një gjë tjetër që po bëjmë gabim, është përdorimi i fjalës “patjetër” kur na duhet të bëjmë diçka. Nëse dikush na kërkon një nder apo të kryejmë një punë, nuk duhet të themi “patjetër”, sepse tingëllon si një barrë. Kjo pasi truri ynë reagon ndryshe ndaj mënyrës se si i mendojmë gjërat dhe pasi i themi ato.

Këtë fjalë mund ta zëvendësoni lehtësisht me “po vij”. Kjo tregon më interes dhe se jeni në paqe për këtë veprim që do të bëni.
Duhet patur më shumë kujdes dhe të përpiqemi t’i ushqejmë vetes mendime pozitive, apo të shohim anën pozitive të situatave.
Ankesat dhe të menduarit negativisht rritin rriskun e sëmundjeve dhe na krijojnë ndjenjën e frikës apo ankthit.