Health & Beauty

Si t’i bëni ballë problemeve shëndetësore që ju shfaqen teksa jeni me pushime…

Kur shkoni me pushime me siguri ju ndodhin të papritura të cilat mund t’jua prishin pak terezinë. Problemet e tretjes nisin kur vizitoni vende që kanë standarde më të ulëta të higjienës ushqimore dhe pa qasje në ujë të pastër, megjithëse kjo mund të ndodhë edhe kudo tjetër. Diarreja e udhëtarëve është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore që ndodhin gjatë udhëtimit, ndaj është e rëndësishme të siguroheni që sistemi juaj imunitar të jetë i shëndetshëm.

Të gjithë gjatë pushimeve janë viktimë e pickimit të insekteve që shkaktojnë kruarje, janë tepër të bezdisshme dhe të dhimbshme. Ka disa gjëra që mund të bëni për t’u siguruar që t’i mbani larg mushkonjat apo insektet e tjera gjatë kohës që jeni me pushime. Sigurohuni që ta mbuloni lëkurën nëse qëndroni jashtë në periudhën e ditës kur insektet janë veçanërisht aktive, si koha e lindjes ose perëndimit të diellit dhe aplikoni përbërës që i zmbraps insektet në lëkurën e ekspozuar.

Gjithashtu, shmangni përdorimin e produkteve me aroma të forta, si parfume dhe shampo, pasi ato mund të tërheqin insektet. Një sërë faktorësh mund të shkaktojnë acarim në sy, si uji i kripur, rrezet e diellit, madje edhe klima. Klima luan një rol të rëndësishëm në atë se sa rehat ndihen sytë tuaj. Meqenëse kondicioneri e than ajrin, ky ndryshim i klimës mund të shkaktojë edhe tharje të syve.

Për këtë arsyemerrni pika për sy përpara se të niseni për rrugë. Shumica prej nesh e dinë se duhet të përdorim krem kundër diellit kur mbërrijmë në zona me diell për të shmangur djegiet e dhimbshme nga dielli. Megjithatë, shumë prej nesh mund të harrojnë të kujdesen për buzët. Buzët janë shumë të ndjeshme ndaj rrezeve UV të diellit. Aplikoni gjithmonë një balsam mbrojtës për buzët me SPF të paktën 30 minuta përpara se të dilni jashtë dhe riaplikoni gjatë gjithë ditës, veçanërisht pasi të keni ngrënë ose pirë.