Health & Beauty Lifestyle

Si t’i pastroni ekranet e televizorëve dhe pajisjeve të tjera moderne në shtëpinë tuaj…

Televizorët dhe pajisjet e tjera moderne që kanë ekrane LCD ose OLED kërkojnë mirëmbajtje paksa më ndryshe në krahasim me modelet e vjetra. Sipas Jessica Ek, eksperte pastrimi nga Instituti Amerikan i Pastrimit, ekranet moderne kanë të njëjtën metodë mirëmbajtjeje dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur zgjedhim mjetet me të cilat planifikojmë t’i pastrojmë.

Gjithashtu, duhet t’i fikim pajisjet për siguri, por edhe sepse do t’i shohim më mirë njollat në ekran. Rregulli i parë i parë kur e pastroni ekranin është përdorimi i leckave me mikrofibër, sepse ekranet më të rinj janë më të ndjeshëm. Materiali i kësaj lecke përmban mikrofibra, presioni i të cilave në ekran redukton mundësinë e gërvishtjeve. Ek tregon se asnjëherë nuk duhet të përdorim peshqirë, shami dhe materiale të tjera të ngjashme.

Ajo këshillon që këto sipërfaqe t’i pastroni me lëvizje të lehta dhe kjo vlen sidomos për skajet e pajisjes. Gjithashtu, thuhet se lecka për pastrimin e pajisjes duhet të jetë e destinuar për sipërfaqe të ngjashme, në mënyrë që të mos mbeten gjurmë të sipërfaqeve të tjera. Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e mjeteve, mund të përdorni çdo mjet të destinuar për pastrimin e ekranit, por mos e aplikoni direkt në pajisje.

Aplikoni agjentin në leckë dhe më pas pastroni ekranet.Rikujtojmë, se shkencëtarët amerikanë kanë argumentuar së fundmi se telefonat inteligjentë pasqyrojnë botën personale të mikrobeve të pronarëve të tyre. Sipas një studimi të ri, më shumë se 80% e baktereve të zakonshme që përbëjnë “gjurmët e gishtërinjve” tonë personale bakteriale përfundojnë në ekranet e telefonave celularë.