Showbiz

Simon Cowell shfaqet për herë të parë pasi theu shtyllën kurrizore nga rrëzimi me biçikletë

Producenti i njohur Simon Cowell është fotografuar për herë të parë pasi theu kurrizin teksa po bënte xhiro me biçikletë 2 javë më parë dhe duhet theksuar se dukej si kokrra e mollës.

60-vjeçari ishte në takimin e tij të radhës me mjekun që po e mbikqyr pas operacionit në shtyllën kurrizore që zgjati plot 6 orë.

Nga rrëzimi, Simon theu 3 vertebra në shtyllën kurrizore teksa po testonte biçikletën e re elektronike.