Showbiz

Simon Cowell thyen kurrizin në një aksident me biçikletë, thuajse fatale për jetën e tij

Ditën e kaluar producenti i njohur për humorin e tij ironik duket se e ka zënë karma e konkurrentëve të programeve të talentit që drejton.

Simon Cowell është përfshirë në një aksident me biçikletë ku ka thyer kurrizin dhe pritet të operohet në orët që vijojnë. Përfaqësues të tij kanë dhënë një deklaratë për mediat ku kanë theksuar se ky aksident mund të kishte qenë fatal për 60-vjeçarin.

Ai kishte dalë në shëtitje për të testuar biçikletën e tij të re elektrike kur ndodhi ngjarja e rëndë.