Bota

Gjermania zgjat izolimin, Merkel: Mutacioni britanik, pandemi e re!

Gjermania vendos zgjatjen e masave të izolimit të pjesshëm në të gjithë vendin deri më 18 prill.

Pas bisedimeve disa orëshe, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqësit e landeve gjithashtu ranë dakord për një bllokim pesë-ditor gjatë festës së Pashkëve.

Pothuajse të gjitha dyqanet do të mbyllen nga data 1 deri më 5 prill. Vetëm supermarketet do të lejohen të hapen më 3 prill.

Tani jemi në një situatë shumë serioze”, tha Merkel në një konferencë për shtyp.

 Variantin më vdekjeprurës dhe infektiv i koronavirusit i identifikuar për herë të parë në Britani të Madhe cilësohet si një “pandemi” e re.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, ka qenë një mbrojtës i vendosjes së masave të izolimit. Ai tha se Gjermania mbase po kalonte periudhën më të rrezikshme të pandemisë.

Varianti i ri nuk është vetëm më infektues dhe vdekjeprurës, por ndikon më shumë sesa vetëm të moshuarit.

Vendimi për të zgjatur kufizimet erdhi pasi numri i të infektuarve për 100.000 banorë u rrit në mbi 100 gjatë javës së kaluar. Zakonisht një rritje e tillë detyron qeveritë të ndërmarrin masa më të ashpra të izolimit.