Celebrities Gossip Showbiz

Situata e pakëndshme mes Tiri Gjocit dhe Alban Ramosaj, çfarë i lidh vëllezërit Veshaj?!

Tiri Gjocin që të gjithë e mbajmë mend në kompeticionin e talenteve “The Voice of Albania”. Tiri u shpall fituesi i edicionit të pestë të “The Voice” dhe që atëherë ai ka vazhduar ëndrrën e tij për muzikën.

Ajo që ndoshta disa prej nesh mund të mos e dimë, është se Tiri ka një miqësi shumë të fortë me ish-konkurrentin e “Big Brother VIP”, aktorin e humorit Donald Veshaj. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, Tiri ka treguar për një situatë të pazakontë që i ka ndodhur me Alban Ramosaj, vëllain e Beatrix. Beatrix pati një marrëdhënie romantike me Donaldin gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, por që nuk zgjati shumë pas përfundimit të këtij reality-show.

Sipas Tirit, një postim që ai ka bërë së bashku me Romeon, nuk i ka pëlqyer Albanit dhe e ka marrë tejet personale. Shkak u bë këngë “Bitch i mesnatës” që Tiri kishte vendosur në sfond dhe sipas tij, Albani e ka menduar këtë si një ‘kunjë’ ndaj Beatrix dhe Donaldit.

Kam pasur një situatë jo fort të mirë me Albanin, vëllain e Trixës për shkak të shoqërisë që unë kam me çunat dhe një postimi që unë bëra në Instagram me Romeon. Është shumë djalë i mirë, por u mërzit pak. Unë i thashë mos u mërzit. Njerëzit duhet të kuptojnë, sidomos Albani, unë i dua të dy, si Trixën, si Donaldin. Ka gjithë të drejtën e gjithë botës të jetë vëlla protektiv. Unë bëra një story me Romeon, ishte ora 00:00 dhe shkrova “Bitch i mesnatës”. Është këngë e bërë nga Tingulli Trent dhe Alban Ramosaj. Më shkruajti dhe e mori personale, që t’i biem shkurt. Ai gjasme u zhgënjye, duke qenë se kemi shoqëri prej vitesh bashkë, nga Story im. Morali është ky, që nuk rrotullohet bota rreth askujt. Ai story nuk ka qenë për askënd, përveçse ishim dy miq në makinën time në 12 të natës dhe kjo është. Të gjithë ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë se sa tip jo kunjash jam, edhe ai që më ka njohur duhet ta dinte këtë gjë. Trixa nuk u mërzit aspak nga story im, u mërzit Albani.

Tiri Gjoci ka qenë i ftuar në “Wake Up” në fillim të këtij sezoni për koncertin “Djemtë e Detit” dhe Gent Demaliaj Tribute, periudhë në të cilën na tregoi se po përgatiste një material muzikor dhe ja ku erdhi momenti. Pas një mungesë 2-vjeçare, me datë  27 shkurt Tiri Gjoci ka publikuar këngën “Lamtumirë”, një këngë me një tekst të ndjerë, të cilën në fakt e ka shkruar 3 vite më parë. Klipi “Lamtumirë” është konceptuar nga Neda Balluku, ish-banore e “Big Brother 4” e cila për herë të parë sprovon veten në këtë fushë. Kujtojmë se “Lamtumirë” e ka renditur Tirin në vend të 28-të të klasifikimit të “The Top List” në javën e parë të publikimit.