Bota

Skandal ryshfeti, bashkëshortja e presidentit pranon një çantë luksoze dhuratë në Korenë e Jugut!

Koreja e Jugut është përfshirë nga një skandal korrupsioni pasi bashkëshortja e presidentit Kim Keon Hee ka pranuar si dhurate një çantë luksoze Dior.

Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara në fund të vitit të kaluar tregonin një pastor duke i dhuruar bashkëshortes se presidentit të Koresë se Jugut një është te Kristian Dior që kushton rreth 2 mijë dollarë.

Disa analistë thonë se skandali kërcënon perspektivat e partisë së presidentit Yoon Suk Yeol në zgjedhjet e prillit. Votuesit duan një shpjegim nga Yoon ndërsa opozita e ka përdorur këtë çështje për ta sulmuar atë.

Videoja, e publikuar nga kanali i majtë në YouTube, Voice of Seoul, raportohet se është filmuar fshehurazi nga pastori Choi Jae-young duke përdorur një kamerë të ngulitur në orën e tij, raporton BBC.

Pastori Koreano jugor shfaqet në një dyqan për të blerë çantën e lëkurës ngjyrë gri dhe më pas shkon ne një kompani në Seul në pronësi të zonjës së pare.

Ndërsa video nuk tregon qartë se zonja Kim e pranon dhuratën, gazeta Korea Herald raportoi se zyra presidenciale konfirmoi marrjen e çantës dhe se ajo po menaxhohej si pronë e qeverisë”.

Një sondazh i fundit tregoi se 69% e votuesve të vendit me të drejtë vote duan një shpjegim nga presidenti për veprimet e gruas së tij. Një sondazh i mëparshëm në dhjetor tregoi se 53% e të anketuarve besonin se sjellja e saj ishte e papërshtatshme.

Skandali po shpërthen vetëm tre muaj para zgjedhjeve legjislative të Koresë së Jugut. Ne Korenë e Jugut është paligjshme për zyrtarët publikë dhe bashkëshortët e tyre marrjen e dhuratave me vlerë më shumë se 1 milion won ose 75 dollarë amerikane.

Opozita ka akuzuar prej kohësh bashkëshorten e presidentit Kim për përfshirje në manipulimin e çmimeve të aksioneve.